Secondary Adv

10 vullkanet me impresionues ne bote

Share on Google+

Vullkanet mund të jenë të rrezikshëm sidomos nëse ata janë aktivë, por për adhuruesit e natyrës ato përbejnë vende interesante për tu vizituar.  

  

Vullkanet nuk janë gjithnjë të rrezikshëm, duke qënë se nëpër botë ekzistojnë vullkane të cilët nuk kanë pasur asnjëherë aktivitet vullkanik dhe qëndrojnë të fjetur prej vitesh. Gjithësesi gjithnjë ekziston një rrezik lidhur me këto zona vullkanike, për shkak se aktiviteti i tyre, pra forca e tyre është shkatërruese. Por përveç këtyre vullkanet ose malet vullkanike, janë shpesh zona turistike, dhe tërheqin me mijëra adhurues të natyrës dhe sidomos alpinistë, të gjithë kuriozë për të parë nga afër një formim të tillë të natyrës kaq të veçantë.   

 

10. Mali Teide, Tenerife, Spanjë

Edhe pse është klasifikuar si një vullkan aktiv, ai njihet si një vend mjaft i sigurt për tu vizutuar. Mali Teide është maja më e lartë e Spanjës dhe megjithëse është një krater vullkanik, ai është vendi perfekt për të shijuar pamje mahnitëse të këtij vendi. 

 

9. Mali Etna, Catania, Siçili, Itali

Sa i përket vullkaneve, mali Etna ka shumë histori të ngjashme me shpërthime por edhe me gjendje qetësie. Jo vetëm që është akoma aktiv, por është gjithashtu më aktivi në botë, krateri ose mali vullkanik më i madh në Evropë dhe me lehtësi tejkalon në madhësi dy vullkane të tjera gjithashtu në Itali. 

   

8. Sakurajima, Kyushu, Japoni

Sakurajima mund të duket si një grumbull gurësh ose një kodër e cila është krejt e padëmshme e parë një distancë e caktuar ndërsa lundroni në Gjirin e Kagoshimës. Por nuk ka asgjë të ngjashme me këtë pasi kemi të bejmë me një ekspozues vullkanik që lëshon shtëllunga të hirit dhe tymit deri në gjashtëmbëdhjetë mijë këmbë lart në ajër, dhe kjo gjë ndodh në një nga ditët e tij më të qeta.

 

7. Whakaari/White Island, Zelanda e Re 

Peizazhet nuk janë më shumë primitive sesa  ato të shfaqura në Zelandën e Re dhe nëse vizitoni Whakaari / White Island, do të ndiheni sikur keni mbërritur në vendin më të harruar në botë. Ishulli i bardhë, është vetëm maja e vullkanit ndërsa pjesa tjetër nuk mund të shihet pasi ndodhet e zhytur nën det. Menjëherë të krijohet përfytyrimi i një grope të madhe e cila padyshim nxjerr tym dhe hi herë pas here. 

 

6. Mali Kilimanxharo, Parku Kombëtar i Kilimanxharos, Tanzani

Mali Kilimanjaro është gjigandi i fjetur i të gjitha vullkaneve. Nuk është vetëm vullkani më i lartë në Afrikë, por edhe mali më i lartë i Afrikës, dhe ky është një fakt që tërheq shumë alpinistë, si turistë vullkanikë. Mos prisni të shihni ndonjë aktivitet vullkanik në malin Kilimanjaro, nga tre krateret e saj dy janë të zhdukur dhe tjetra është në gjumë dhe nuk është aktiv për më shumë se njëqind e pesëdhjetë mijë vjet.

 

5. Vullkani Kelimutu, Ishulli Flores, Indonezi

Vullkan Kelimutu në ishullin Flores në Indonezi është një vullkan me një ndryshim shumë të dallueshëm nga vullkanet e tjera nëpër botë. Ndërsa ka tri kone të përbashkëta me shumë vullkane, Kelimutu nuk nxjerr zjarr dhe squfur. Në vend të kësaj, ata janë të mbushur me liqene me ngjyra të bukura, të cilat ndryshojnë nga maja mahnitëse akullnajore në të gjelbër deri në të kuqe me të zeza, në varësi të veprimeve vullkanike që ndodhin nën to.

 

4. Eyjafjallajökull, Suðurland, Islandë

Eyjafjallajökull në Suðurland është një vullkan mjaft i ftohtë. Është mjaft i  ftohtë në të vërtetë, dhe sidomos në sipërfaqen e tij të ngrirë. Ndërkohë që klasifikohet ende si aktiv, me shpërthimin e fundit të madh në vitin 2010, nuk është mjaft i nxehtë për të shkrirë kapakun akullnajor të akullit që mbulon atë. Eyjafjallajökull nuk është një vullkan i vetëm, por një nga zinxhiri i vullkaneve që shtrihen në të gjithë peizazhin islandez.

 

3. Vullkani Mayon, Albay, Filipines 

Ky vullkan i cili ndodhet në Filipines, sa i përket formës së tij, ndoshta është një nga më të formuarat dhe një nga vullkanët nëpër botë që shfaq format më simetrike. Konfigurimi i tij klasik në formë konike është aq i përsosur sa është ëndrra e një gjeometri. Ky vullkan gjithashtu ka pasur shpërthime të herëpashershme dhe mjaft rregullisht sidomos gjatë dekadës së fundit. Është vullkani më aktiv i Filipineve dhe kohët e fundit ka nxjerrë burime lave nga maja e saj në lartësi pesëqind metra.

 

2. Mali Fuji, Tokio, Japoni

Mund të kenë kaluar rreth treqind vjet që nga koha kur shpërtheu mali Fuji në Japoni, por ende klasifikohet si një vullkan aktiv. Përvijohet mbi qytetin e Tokios dhe është kulmi më i lartë i Japonisë. Nëse ndonjë vullkan mund të etiketohet si diçka që ka shërbyer për shumë përdorime, ai do të ishte Mali Fuji. Formimi i tij i zjarrtë ka frymëzuar kreativitetin e shkrimtarëve dhe artistëve, është adhuruar si një vend i shenjtë, dhe është përdorur gjithashtu si një vendpushim skish në dimër.

 

1. Mauna Loa dhe Kilauea, Parku Kombëtar i vullkaneve Hawaiane, Hawai

Parku Kombëtar i Vullkaneve në Havai nuk është vetëm aty ku është Kilauea, një nga vullkanet më aktive në botë, por edhe vendi ku gjendet Mauna Loa. Mauna Loa është babai i të gjitha vullkaneve dhe mban pozicionin kryesor në listën e vullkaneve më të mëdha në botë. Kilauea, për të mos qenë shumë i lënë në hije, është një vullkan mjaft i dhunshëm që ka shpërthyer vazhdimisht që prej dekadave të shumta. 

 


Më të lexuarat